LAJME

Falimenton restoranti i Nusretit në Nju Jork, a po rrënohet perandoria e ‘Salt Bae’?

Shprehja frazeologjike që thotë se “gjithçka që shkëlqen nuk është flori”, shërben më së miri për të perifrazuar rrënimin që ka nisur të perandorisë së Nusret Gökçe, i njohur ndryshe si ‘Salt Bae’.

Mbreti i hamburgerëve dhe mishit “të artë” sipas mediave ka marrë goditjen e parë për perandorinë e tij, me mbylljen e restorantit të tij në Nju Jork.

Pasi fitoi titullin e restorantit më të keq në qytet, ‘Salt Bae’ i turkut të famshëm falimentoi dhe sipas Guardian, Nusret dështoi pasi mendoi se fama e tij dhe 52 milionë  ndjekësit në Instagram do të mjaftonin për t’u katapultuar në një qytet, banorët e të cilit janë të fiksuar pas gjetjes së hamburgerit më të mirë.

Njujorkezët nuk e përtypnin dot hamburgerin “e artë” me kosto 100 dollarë të Nusretit dhe as  dollarë  secili, as performancën me kripën që kushtonte 99 dollarë.

Disa kujtojnë ende radhët që ekzistonin në ditët e para në 220 Park Avenue , ku ishte vendosur restoranti i shefit turk të fiksuar pas publicitetit, por shumë shpejt nisën goditjet nga kritikët, degustuesit dhe klientët.

Restoranti fitoi shpejt titullin jo shumë të lakmueshëm si më i keqi që është hapur ndonjëherë në Nju Jork pas shkurtit të 2019-ës.

Më pas erdhën komentet që flisnin për sallata të këqija e një menu po ashtu jo tërheqëse.

Ai kishte dy biftekë në Nju Jork, të cilat janë shumë të shtrenjta pasi biftekët e tij “të artë” kushtojnë më shumë se 1000 dollarë në varësi të peshës së tyre, ndërsa për të ardhur vetë në tryezë dhe për të hedhur kripën, fatura duhet të kalonte 3000 dollarë.

Disa eskpertë thonë se rënia e Nusretit në Nju Jorku mund të sinjalizojë një spirale tatëpjete për kasapin turk.

Kjo pasi, gjithçka sillet rreth ekstravagancës së ‘Salt Bae’ që nuk heq kurrë syzet e diellit, udhëton me avion privat, nxjerr vazhdimisht puro dhe orën e artë Patek Philippe në dorë, por harron se ushqimi shijohet.

Duke folur për New York Times, ai tha se amerikanët dhe njujorkezët e duan, por burgerët e tij të vegjël në Park Avenue dështuan.

Ai gjithashtu ka marrë një shuplakë nga ish-punonjësit që e akuzojnë për vonesa me pagat, diskriminim dhe shkelje të kodit të punës në një mori padish.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

6 orë ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

8 orë ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

18 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

23 orë ago