FOTO&VIDEO

Falsifikimi i Monumentëve nga TIKA

Nga Joni Margjeka

I nxitur nga një vizitë së fundmi në Berat, arrita të konstatoja një ndryshim radikal që po i ndodh monumenteve të kultit islamik në këtë qytet. Mbas një kërkimi më të thelluar arrita në konkluzionin që ky tjetërsim nuk është një rast i izoluar, por ka vite që po ndodh në mbarë Shqipërinë.

Monumenti në foto është Xhamia e Beqarëve në lagjen muzeale të Mangalemit, në Berat, e ndërtuar rreth vitit 1828. Kjo xhami është shpallur Monument Kulture që në vitin 1961 për shkak të vlerave të jashtëzakonshme që mbart, dhe ka arritur ti rezistoj mrekullisht kohës. Aktualisht ky monument është restauruar nga IKTK (Instituti Mon) dhe DRTK Berat me financim të TIKA-s turke, bashkë me 4 monumente të tjera islamike, ndër të cilat është edhe xhamia e Ethem Beut në Tiranë.

Duke krahasuar rezultatet e restaurimit me gjëndjen e mëparshme të monumentit natyrshëm lindin disa pyetje mbi metamorfozën e çuditshme që ka pësuar plastika e minares së xhamisë.
Pse vall është zhveshur minareja nga stuko-relievi?
Po ndërhyrjet tjetërsuese në arabeska dhe në afresko, bëhen qëllimisht të tilla apo vijnë si rezultat i paditurisë së restauratorëve?
A bëhen restaurimet aktualisht në Shqipëri nga profesionistë të fushës, apo nga amator që kanë mbaruar sa për të thënë masterin 2 vjeçar të restaurimit në Korçë?
Kemi burime njerëzore dhe kapacitete profesionale të mjaftueshme për të ndërmarrë nisma të tilla?
A e merr në konsideratë Këshilli i Restaurimeve pamjen historike të objekteve para se të hartoje një projekt restaurimi?
Respektohet Karta Shqiptrae e Restaurimit në mënyrë rigoroze?
A po tjetërsohet qëllimisht elementi shqiptar i objekteve islamike në vend?
Cili është qëllimi i vërtet që fshihet mbas restaurimeve të financuara nga TIKA?

Për analogji të rastit në fjalë vlen të përmendet transformimi i xhamisë në qafën e pazarit të Gjirokastrës, të cilës ju tjetërsua kubeja e rrumbullakët me një kube me perimetër tetkëndor. Për të mos mjaftuar tjetërsimi i formës së perimetrit të kubesë, kësaj xhamie ju hoqën edhe rasat e gurit tipike gjirokastrite dhe u zëvendësuan me gurë të tjerë. Restaurimi i kësaj xhamie gjithashtu është financuar nga TIKA, dhe u trumbetua nga kryeministri i vendit si arritja e radhës në fushën e trashëgimisë, pikërisht nga i njëjti person që trashëgimise i ka ngritur kazmat dhe rruspat.
Por TIKA nuk është e vetmja organizatë që financon restaurimet në fushën e trashëgimisë, mjafton të përmendim përçudnimin që ju bë hamamit të Krujës nga CHwB e cila nga një banjë mesjetare “halla turka” e kthehu në një “halla frënga” ultra moderne.
Por zvetënimi i trashëgimis nuk ndalet vetëm te objektet islamike, ai është shumë dimensional…

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago