LAJME

Familja e nxënëses në Shtime thonë se ajo u përjashtua për shkak të shamisë, shkolla e mohon

Nxënësja e shkollës fillore të mesme të ulët ‘Emin Duraku’ në Shtime, Sara Bungu, është përjashtuar nga procesi mësimor.

Sipas vëllait të të miturës, i cili ka bërë të ditur lajmin, e gjithë kjo ka ndodhur vetëm për shkak se vajza bart mbulesën fetare.

“Perjashtohet nga shkolla vetem pse ka shami!” Dje me date 05.04.2023 motra ime Sara Bungu perjashtohet jozyrtarish nga Shmu Emin Duraku Shtime”, shkroi në Facebook Shkëlqim Bungu.

Bungu është shprehur se drejtori i shkollës, Rexhep Hasani, ka këmbëngulur që përjashtimi të vazhdojë në heshtje derisa vajza ta largojë shaminë.

Pas tentimeve dhe bisedimeve me drejtorine e arsimit ne komunen e Shtimes drejtori i shkolles fillore e mesme e ulet – Rexhep Hasani , kembngul me kokfortesi qe perjashtimi te vazhdoje ne heshtje deri ne momentin qe nxensja te nderroj mendje dhe ta largon mbulesen, per arsye te udhezimit administrativ”, ka thënë ai.

Bungu ka bërë thirrje te Bashkësia Islame e Kosovës në Shtime që të reagojë lidhur me rastin, veprime të cilat ai i quan ‘anti-islame dhe tendencioze’.

Lidhur me këtë, shkolla ‘Emin Duraku’ ka bërë një sqarim publik në faqen zyrtare në Facebook, ku thuhet se nxënësja të mërkurën ka shkuar për herë të parë në shkollë me uniformë fetare.

Për rastin në fjalë kemi  të bëjmë me një fëmijë me moshë jo më të madhe se 14-15 vjeç si dhe me faktin se nxënësi për herë të parë ka ardhur në shkollë me uniformë fetare të mërkurën (5 prill 2023). Duke qenë se është fëmijë dhe mosha e saj nuk është e mjaftueshme sa të vendosë vet drejt për veten e saj, kemi kontaktuar prindin (5 prill 2023) për të parë nëse një veprim i tillë është bërë nga ndonjë trysni nga jashtë.  Në bashkëbisedim me ta çështja ka kaluar te familja”, thuhet në njoftim.

Sa i përket përjashtimit, nga shkolla thonë se nuk ka asnjë suspendim a largim nga shkolla.

Dua të kuptohem drejt, këtu nuk ka asnjë vendim për suspendim a largim nga shkolla. Lirimi i nxënësit nga procesi mësimor është e drejtë ligjore që drejtori mund t’i japë nxënësit deri në 10 ditë në rast se kjo është në të mirë të fëmijës (Shih Ligjin për Arsim Parauniversitar). Ajo që ne kemi rekomanduar janë tri ditë që prindi dhe fëmija të bashkëbisedojnë duke ua bërë që qartë të gjitha udhëzimet që rregullojnë këtë çështje dhe duke i garantuar se do të trajtohet seriozisht”, thuhet në reagim.

E shkrimi i vëllait të Sarës, Shkëlqimit, nga shkolla po cilësohet si dashakeq.

Shkrimit dashakeq e nxitës të vëllait të nxënëses  duhet t’ju bashkohet dëshmia se unë paskam marrë vendim për masë disiplinore ndaj nxënësit. Po ashtu ftoj të gjejë dëshmi se unë gjatë bisedës me DKA paskam këmbëngul në përjashtim”, thuhet më tej në njoftimin e shkollës ‘Emin Duraku’.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

19 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago