Familja Veseli në Fushë-Milot, e përbërë nga 8 persona, prej 4 ditësh vijon të qëndrojë jashtë banesës pas dëmtimeve nga tërmeti. Dy ditë më parë familja është pajisur me një çadër të vogël, në të cilën ka vend vetëm për dy shtretër, ndërkohë që nuk u mjaftojnë as ushqimet e pakta që u dërgohen nga shteti.
Nuk do ta besoni se sa persona qëndrojnë në këtë çadër 3 metra? Në të ka vend vetëm 2 krevatë dhe jetojnë 8 persona nga ta 6 janë fëmijë. Tërmeti i 26 nëntorit i dëmtoi shtëpinë familjes Veseli në Fushë-Milot të Kurbinit.
4 ditë të rritur dhe fëmijë qëndruan jashtë, dhe vetëm 2 ditë më parë, ata u pajisën me këtë çadër, për të cilën zonja e shtëpisë me të drejtë ka rezerva.
Ushqimet që ju kanë dërguar janë me pikatore. Sot ju kanë mbetur vetëm specat, që siç duket nga pamjet zonja e shtëpisë po i gatuan në mënyrë primitive.
Banesa e familjes Veseli është inspektuar nga ekspertët por atyre nuk u kanë kthyer përgjigje nëse duhet të hyjnë brenda apo kjo. E për sa kohë përgjigja mungon kjo familje wshtw e detyruar të qëndrojnë në mot të ftohtë në një çadër aspak normale.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…