LAJME

Familja shqiptare nga Gostivari terrorizohet në Serbi vetëm se djali kishte bluzë me shqiponjë

 Përveç shtetasve të Kosovës, policia serbe ka nis të terrorizojë edhe shtetasit e Maqedonisë që kalojnë tranzit nëpër Serbi. Dhe kjo, edhe për shkaqe më banale. Një përvojë të këtillë dje e ka pas një familje shqiptare nga Gostivari, burrë e grua dhe djali i tyre i mitur, të cilët pas pushimeve në vendlindje, janë nisur drejt BE-së ku edhe jetojnë prej vritesh, shkruan gazeta KOHA.

Afër Beogradit, një patrollë e policisë së Serbisë ka ndaluar veturën e shqiptarit nga Gostivari, ndërsa i kanë marrë në stacion të policisë vetëm sepse djali i tyre i mitur, ka pasur të vesh një bluzë me shqiponjë.

Nga ora 19 e ditës së djeshme e deri sot pasdite, policia kishte mbajtur peng familjen shqiptare në polici, ndërsa para gjykatës e ka nxjerrë nënën e djalin, S.B, e cila është dënuar me 30.000 dinarë si dhe është shpallur “person non grata” deri në vitin 2031, raporton KOHA.

Gruaja nuk është lëshuar derisa e njëjta ka paguar gjobën në para dhe kur e ka firmosur vendimin gjyqësor, me të cilën asaj i ndalohet hyrja në territorin serb për 7 vitet e ardhshme.

Gazeta KOHA e ka të njohur identitetin e gruas, ndërsa ditëve në vijim, do të raportojmë me gjerësisht për rastin në fjalë.

Ndryshe, ky i familjes shqiptare nga Gostivari nuk është rast i vetëm kur terrorizohen shqiptarët nga policët serb. Përveç ryshfetit, në shumë raste, shqiptarët që kalojnë edhe tranzit nëpërmjet Serbisë, po keqtrajtohen dhe madje po futen në burgje vetëm se janë shqiptarë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

24 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago