Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde do të përballet në gjykatë me familjarët e Xhafer Devës, pas akuzave të tij se ky i fundit ka marrë pjesë në përndjekjen e hebrenjve në holokaustin gjerman dhe për këtë shkak shtëpia e tij në Mitrovicë nuk duhet rinovuar.
Një padi ndaj tij për shpifje u dërgua në gjykatën e Berlinit, të mërkurën.
Bile, nipi i politikanit të Luftës së Dytë Botërore u zhgënjye nga Qeveria e Kosovës që nuk reagoi për ta mbrojtur figurën e veprimtarit.
Valdet Deva tha se i dërguari i Gjermanisë në Kosovë me këtë shpifje ka treguar se nuk i shërben popullit gjerman.
“Ambasadori gjerman është servil i politikës serbe”, ka thënë Deva.
Sipas familjarëve, Rohde deri tash pranoi tri letra nga ta, ku u lut që të shpallë fakte në akuzat që i bëri, por i njëjti nuk u ktheu përgjigje.