LAJME

I sulmuan posa kryen darkën e iftarit, këta janë të dyshuarit për plagosjen e dy të rinjve në Prishtinë

Një darkë e zakonshme e iftarit, u kthye në tmerr për dy të rinjtë, Darsej Morina 19-vjeçar dhe Olsi Podvorica 18-vjeçar. Mbrëmjen e shkuar, pasi ata dolën nga një restorant në rrugën ‘Qamil Hoxha’ në Prishtinë, tre persona dyshohet se i sulmuan ata me mjete të forta, armë zjarri e thikë.

Si pasojë, Morina ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa Podvorica ka marrë lëndime nga goditja me thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Ndërkohë të dyshuarit ende nuk janë kapur nga Policia, teksa Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Endrit Llapashtica 27-vjeçar, Ridon Llapashtica 25-vjeçar dhe Gentrit Ymeri 27-vjeçar.

Bazuar në dëshminë e një dëshmitari i cili ishte bashkë me viktimat në momentin kritik, e gjithë ngjarja ka ndodhur pasi kanë dalë nga lokali ku kishin shkuar për iftar.

Në kuadër të veprimeve hetimore, Sinjali mëson se është marrë edhe dëshmia e njërit prej viktimave, i cili ka pohuar se i dyshuari, Ridon Llapashtica, i ka sulmuar ata me thikë, ndërsa Endrit Llapashtica gjatë sulmit dyshohet të ketë përdorur mjet të fortë.

E armën nga e cila mori plagë Darsej Morina, dyshohet se e shkrepi i dyshuari Gentrit Ymeri.

Që aty, të dyshuarit janë larguar për në drejtim të panjohur, ndërsa viktimat janë transportuar në spital me një veturë private.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë bërë me dije se Darsej Morina ka marrë plagë në këmbë dhe po vazhdon trajtimin në Klinikën e Ortopedisë, ndërsa Olsi Podvorica ka marrë lëndime të rënda në kokë, si pasojë e therjes me thikë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’, teksa janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve dhe arrestimin e tyre.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

4 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

14 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

19 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago