LAJME

Familjet Balaj dhe Mazreku futen në sherr: Këta janë personat që u ndaluan pas plagosjes së 23-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhurtë premten në pompën e derivateve “Po Petrol” në Mamushë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur i plagosur një person, raporton Gazeta Sinjali.

Gjithçka ndodhi pas një konflikti mes dy familjeve, që u përfshinë në konflikt derisa ishin në kafenenë që ndodhet te kjo pompë. Për pasojë një 23-vjeçar pësoi lëndime, ndërsa gjashtë persona u dërguan në mbajtje.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personat që përfunduan në ndalim policor, nën dyshimet se janë përfshirë në këtë rast janë: Ahmet Mazrek, Levent Mazrek, Faruk Mazrek dhe Shasivar Mazrek, Jetmir Balaj dhe Arijanit Balaj.

Edhe personi që u plagos, Izet Bytyqi, është i dyshuar për rastin, por i njëjti po merr trajtim mjekësor në spital, për shkak të lëndimeve të rënda që ka marrë.

Po ashtu në spital kanë përfunduar edhe disa persona të tjerë, familjarë të viktimës të cilët e pësuan nga sulmi.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Siç mëson Sinjali, gjithçka ka ndodhur pasi rreth disa anëtarë të familjes Balaj, nga fshati Tërrnje i Suharekës kanë shkuar në kafenenë e pompës së derivateve, ku po qëndronte viktima me familjarët e tij.

Bazuar në informacionet e para, të dyshuarit janë përleshur fizikisht, edhe me mjete të forta, e më pas njëri nga ta ka shtënë disa herë me armë, ku si pasojë një nga plumbat goditi 23-vjeçarin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’, Pjesëmarrje në rrahje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, teksa po vazhdojnë kërkimet për personat e dyshuar, pasi të njëjtit ende nuk janë arrestuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

18 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago