LAJME

Fati i Ervis Martinajt- Foto të reja të “mbretit të kumarit” dhe përgjimet e bisedave që shtuan misterin për zhdukjen e tij

Pas fotografisë në ambientet e jashtme të një klubi të njohur nate në Dusseldorf të Gjermanisë, i njohur si ‘Peshqirat’ ku ofrohen shërbime seksuale, një tjetër foto e Ervis Martinaj është publikuar nga mediat, fati i të cilit vijon të mbetet i mbuluar me mister dhe me një mjegull thashethemesh.

Njeriu më i kërkuar nga drejtësia dhe më i lakuar që nga mesi i muajit gusht, shfaqet në natyrë, ku duket se sapo ka ngenë.

Nuk dihet se kur është bërë fotoja, por nga veshja duket vjeshtë dhe nuk përjashtohet mundësia që fotoja të jetë bërë në Gjermani. Në Shqipëri, analistët, gazetarët, opinionistët dhe qytetarët janë ndarë në dy kampe sa i takon fatit të Vis Martinaj.

Njëri kamp mendon se Martinaj mund të jetë rrëmbyer dhe më pas vrarë nga kundërshtarët e tij të rrezikshëm dhe të shumtë.

Kampi tjetër mendojn se zhdukja mund të jetë një inskenim për t’i shpëtuar ndjekjes nga kundërshtarët dhe mbase për të përgatitur një hakmarrje.

Transkriptet e të burgosurve ‘VIP’ që kanë shtuar misterin për fatin e Martinajt:

Policia dyshon se Ervis Martinaj kishte shkuar në Shijak për të lidhur aleancë me një grup të fuqishëm të zonës. Këto dyshime mbështeten edhe në transkriptet e bisedave mes personazheve të botës së krimit që disponohen nga autoritetet ligjzbatuese.

“Mos ti kishte thënë për V. Do ishte gjallë akoma. Hajde i kishin thënë e kam gati. Ky peshku kishte vajt. Dhe e kishin marrë peng. E kanë hedh në det. Ca peshku. Atë e kanë humb atë natë”.

Por, pavarësisht bisedave të shkëputura që janë administruar, duhet theksuar se nuk është bërë verifikimi i tyre me prova mbështetëse. Informacionet në fjalë janë marrë me rezerva nga grupi hetimor. Ajo që bën përshtypje janë edhe qëndrimet e kundërshtarëve të Martinajt pas informacioneve për zhdukjen e tij që dalin në transkriptime

“Ky është një nga problemet më reale që ka shteti shqiptar tani. Flasim për eliminimin e njeriut, më të fortë dhe më të pasur në radhët e krimit. Kur u godit ky njeriu më i pasur, një organizim i tillë sot të heq qafe gjithkënd, shefin e opozitës kryeministrin. Pra është një organizim që është bërë shumë i fortë që ti e le të bëhej, tani krimi ka shkuar edhe në mbështetje me biznesin”, u shpreh gazetari Ferdinand Dervishi.

Kujtojmë se Ervis Martinaj së fundi nuk kërkohej vetëm nga armiqtë, por edhe nga shteti që për 1 dekadë e kishte mbajtur larg, herë me shantazhe e herë me joshje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 minuta ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago