Presidenti i parë i Republikës së Kosovës për 12 vjetorin e pavarësisë së vendit, rrëfen për amanetin e fundit që Ibrahim Rugova i la atij para se të vdiste.
Në emisionin N’Konak me Kosovë Gjocin, Sejdiu tregon disa nga këshillat që Rugova i la atij para se të vdiste dhe rrëfen edhe për personalitetin e tij
E para është që të mos i prishnin miqësitë me vendet e fuqishmë, ndërsa e dyta që të kishte kujdes nga disa vende të tjera.
“E para gjithmonë ka qenë porosia e tij që të jetë një mirëpkuptim respektim dhe një orientim për të mbajt gjithmonë miqësinë me vëndet e fuqishmë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rradhë të parë deh pastaj këto të tjerat dhe me porosinë se për disa vende të kesh kujdes se marin në thu edhe në tepihë, s’dua të përmend emrin për shkak të korrektësisë. Ashtu ishte shprehja e tij figurativë, ke kujdes se mund të jenë odhnime të momentit dhe merr thu në tepih e një herë rrëzohësh”, rrëfen ai N’Konak.
Ndër të tjera ai në këtë mënyrë tregon edhe për personalitetin e Rugovës për të cilin thotë se nuk dëshironte që të hynte në situate konfliktuoze dhe të njëjtën gjë kërkoi edhe nga Sejdiu.
“Ai ka qenë i pa ndalshëm thjeshtë nuk është ndal në asnjë proces por ka ecur përpara. Pavarësia është objektivi ynë, thoshte ai gjithmonë, rrëfen Sejdiu.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…