BREAKING NEWS

FBI po heton se si çipat amerikan përfunduan në pajisjet ushtarake ruse

Buroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe Departamenti i Tregtisë së SHBA’së ka filluar hetimin rreth çipave kompjuterik të prodhuara amerikanë të gjetur në dronet dhe armatimet tjera ruse, transmeton Gazeta Metro.

Agjentët federalë kanë nisur të pyesin kompanitë teknologjike amerikane rreth rasteve kur çipat kompjuterikë të prodhuara nga ta u gjetën në pajisjet ushtarake ruse të zëna në Ukrainë. Departamenti i Tregtisë që zbatojnë kontrollet dhe kryejnë hetime së bashku me FBI, ka kryer vizita të përbashkëta tek kompanitë për t’i pyetur rreth çipave dhe komponentëve të gjetura tek sistemet e radarëve, droneve, tankeve, sisteme logjistike dhe barka luftarake sipas njerëzve me njohuri rreth çështjes, që kanë folur nën kushtin e anonimitetit ka raportuar gazeta amerikane The Washington Post.

Nuk është e qartë se për cilat komponentë specifike po hetohn. Por hulumtuesit nga shumë shumë shtete kanë identifikuar elektronikë perëndimor në armatim rus të gjetur në Ukrainë. Shumë prej komponentëve si duket janë prodhuar shumë vite më parë, para se SHBA të shtrëngonte kufizimet e eksportit pasi që Rusia pushtoi Krimenë më 2014’n. Por ka të tjera që janë prodhuar edhe aq rishtas sa 2020’ta, sipas një grupi hulumtues nga Londra, Conflict Armament Research (CAR), që ka hulumtuar disa prej pjesëve.

Me vite ishte legale për kompanitë që të shesin çipa kompjuterik entiteteve ushtarake ruse pa leje paraprake nga qeveria e SHBA’së, kështu që për të zbuluar shitjet ilegale është e nevojshme të përcaktohet lloji i çipit dhe data e shitjes.

Gjurmimi i transaksioneve mund të jetë e mundimshëm pasi komponentët elektronik shpesh kalojnë përmes një zinxhiri distributorësh para se të arrijnë tek shfrytëzuesi i fundit shkruan The Washington Post.

Rusia prodhon pak çipa kompjuterik apo teknologji elektronike që e detyron të bazohet në import. Shtetet e Bashkuara të Amerikës me dekada kanë kontrolluar rreptë shitjet në Rusi të çipave të teknologjisë së lartë dhe ato të dizajnuara për shfrytëzim ushtarak, duke iu caktuar eksportuesve për të detyrimin e licensimit para shitjes ushtrisë ruse një gamë të gjerë të çipave.

Që prej invadimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt, SHBA dhe shumë aleatë kanë ndaluar shitjen e të gjitha çipave të blerësve ushtarak rus, duke vendosur edhe kufizime edhe blerësve të tjerë rus në përpjekje të ndalimit të qasjes në teknologji të përparuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

2 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

1 ditë ago