Pesë komunitetet fetare në Shqipëri dalin njëzëri kundër projekt-ligjit për shëndetin riprodhues dhe seksual.
Pasi mori kohë dhe shqyrtuan draftin e ministrisë së Shëndetësisë, Këshilli ndërfetar e cilëson të papranueshme dhe të dëmshme për familjen dhe shoqërinë shqiptare ligjërimin e surrogacisë, të sterilizimit me dëshirë, lejimin e abortit deri në javën e 14, si dhe çështje të tjera që dëmtojnë konceptin e familjes.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i përberë nga 5 besimet fetare në vend dhe me kryetar kryepeshkopin Anastas Janullatus, i janë drejtuar zyrtarisht krerëve më të lartë të shtetit dhe Avokatit të Popullit.
Besimet fetare në Shqipëri kërkojnë pjesëmarrjen e tyre në shqyrtimin e këtij drafti, në të kundërt ai duhet të tërhiqet nga diskutimi dhe të mos kalojë në Kuvend.
Projektligji për shëndetin riprodhues, i cili i hap rrugën shtatzënisë surrogative përmes nënës zëvendësuese, krijimit të bankës së qelizave riprodhuese dhe dhurimit të tyre, lejimin e sterilizimit apo dhe abortit në javën e 14 të gruas shtatzënë është hedhur për konsultim publik.
Kjo nismë e ministrisë së Shëndetësisë është kundërshtuar nga një grup mjekësh specialistë të fushës, nga opozita, por goditja më e fortë tashmë i erdhi nga besimet fetare në vend.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…