Sapo kanë marrë vesh për arritjen e marrëveshjes së paqes, ka pasur festë tek të afërmit e izraelitëve, që mbahen peng.
Gjithashtu, festa ka shpërthyer edhe në Gaza.
Ata kanë mbijetuar më shumë se 730 si pengje të Hamasit në Gaza. Janë bij, vëllezër, baballarë. 25 muaj në duart e Hamasit, të ndarë nga bota që njihnin, shkruan La Stampa. 20 prej tyre mund të kthehen ende të gjallë në shtëpi, por si hije në vend të qenieve plot ëndrra që ishin më parë. 28 të tjerë të paktën do të prehen në Izrael. Familjet e tyre kërkojnë vetëm që t’i varrosin me dinjitet.
Alon Ohel është i burgosur prej 24 vitesh dhe fotot e tij ishin të fundit që u publikuan nga Hamasi. Ai është i lënduar keqazi në sy dhe me gjasë mund të shohë vetëm silueta e hije. Ish-pengjet që e kanë takuar gjatë muajve të robërisë thonë se mbahet me zinxhirë, në izolim ekstrem dhe nuk i lejohet të shohë dritën e ditës.
Yosef-Haim Ohana, 24 vjeç, nga një ‘magjistar’ kokteilesh në një peng që ka përjetuar dhunë të rëndë fizike dhe abuzim psikologjik.
Guy Gilboa Dalal, 23 vjeç, po studionte japonisht dhe do të ikte në Tokio kur u rrëmbye nga Nova. I lidhur këmbë e duar, hera-herës edhe me një thes në kokë. Shoku i tij i ngushtë është Evyatar David dhe ndoshta do të lirohen të dy.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…