Fetah Rudi, i cili ka fituar besimin e qytetarëve për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës ka arritur në seancën konstituive.
Me gjendjen e tij aktuale fizike, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës është personi i parë me karrocë që është i zgjedhur i popullit dhe merr pjesë në seanca.
Rudit do t’i lejohet një asistent të ndihmojë për kryerjen e detyrave si deputet i Kuvendit. Derisa Kuvendit që nga hyrja e deri te foltorja i mungon infrastruktura për personat me nevoja të veçanta.