LAJME

Avokatët e shoferit që e goditi me veturë burrin e Shkurte Fejzës: E bëri pa qëllim, ia konfiskuan telefonin në mënyrë joligjore

Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza të premtën u godit nga një veturë në rrugën “Adem Jashari” në Prizren. Lajmi u bë veçanërisht i rëndësishëm pasi aksidenti ndodhi pak ditë pasi ai në një reagim i tha “shpirtshitur” hoxhës Shefqet Krasniqi, i cili tha se këngëtarja nuk është shumë fetare dhe se asaj po i afrohej vdekja.

Shoferi i ka angazhuar dy avokatë, Gent dhe Blend Gjinin, të cilët thanë se klentit të tyre i është konfiskuar telefoni, një praktikë joligjore për rastin, sipas tyre.

“Me të marrë çështjen penale ne jemi befasuar me një situatë që konsiderojmë se shkel dispozitat procedurale penale, në rastin e trajtimit të kësaj çështjeje, kur të mbrojturit tonë i është konfiskuar telefoni mobil e që në anën tjetër vepra penale bën fjalë për shkaktim te aksidentit në komunikacion. T’i merret telefoni dhe t’i konfiskohet përkohësisht, kjo për neve mbrojtjen është e papranuar dhe është joligjore”, thanë avokatët në një përgjigje me shkrim.

“Në procedurat e mëtejme presim që këtë çështje ta ngrisim ne formë të ankesës për të vlerësuar se a është vepruar drejt dhe a ka pasur të drejtë të i merret telefoni celular shkaktuesit të aksidentit dhe të kuptohet se çka ka të bëjë çështja e aksidentit me telefon. Pra, ky është rast i paprecedent dhe kur më parë në çështjet penale që kemi përfaqësuar raste të aksidenteve në trafik ligji dhe praktika gjyqësore nuk e parasheh një mundësi të tillë”, thuhet tutje në përgjigjen e avokatëve, për Express.

Avokatët thonë se klienti i tyre nuk kishte “kurrfarë motivi” për shkaktimin e këtij aksidenti. Gent dhe Blend Gjini thonë se disa analistë aluduan “pa asnjë argument apo fakt” se aksidenti ishte i qëllimshëm.

“Pasi kjo çështje është përfolur në media dhe është trajtuar si temë nga me të ndryshmet duke e ndërlidhur rastin e një fjalimi te hoxhës Shefqet Krasniqi për këngëtaren Shkurte Fejza, në shprehim shqetësimet nga disa analistë që kanë ndërlidhur dhe shfrytëzuar ngjarjen e aksidentit si diçka e qëllimshme. Pra, kjo për neve avokatëve është shqetësim në vete dhe kjo aspak nuk qëndron sepse ngjarja si e tillë nga shkaktuesi i aksidentit ka qenë e paqëllimshme dhe pa kurrfarë motivi dhe thjeshtë ka qenë një pakujdesi si ngjarje të zakonshme që ndodhin sot në komunikacion. Andaj ne shprehim shqetësimet për mënyrën e trajtimit të kesaj ngjarje nga disa analistë vetëm e vetëm për ta vendosur qendrën e vëmendjes dhe të luajnë rolin e “hetuesit” pa qenë të thirrur dhe pa pasur asnjë argument apo fakt lëshojnë këso deklarata të pamatura”, thuhet në përgjigjen e avokatëve.

Avokatët thonë se “do të shikojmë në procedurat e mëtejme penale për zbardhjen e rastit, për të kuptuar se në çfarë përmasash mund të jetë fajtor i mbrojturi ynë”. Ata thonë se do të mësojnë faktin “se a ka qenë i pakujdesshëm këmbësori kur ka dalë në rrugë”, pasi shtojnë se “aty nuk ka pasur vendkalim për këmbësorë apo zebra”.

Gresa Behluli, vajza e Hajrush Behlulit, tha se dje se babai i saj është mirë.

“Fal Zotit të madh babi ka shpëtu dhe është mirë”, shkroi ajo në një postim në Facebook, duke uruar që babai i saj të lirohet nga spitali.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

15 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago