KRYESORE

Filipoviç thotë se tre shqiptarët u rrahën në Mal të Zi për shkak të etnisë së tyre

Analisti politik në Mal të Zi, Ljubomir Filipoviç, ka shkruar në platformën X se rrahja e tre shqiptarëve në Mal të Zi para pak ditësh ka ndodhur për shkak të kombësisë së tyre, derisa ka shtuar se ky incident tregon për radikalizmin e të krishterëve ortodoksë serbë në Malin e Zi.

“Tani kemi konfirmim se Ministri i Brendshëm ka keqinterpretuar incidentin e fundit. Qytetarët shqiptarë u vunë në shënjestër të veçantë për shkak të kombësisë së tyre, pavarësisht pretendimeve fillestare për një sherr të thjeshtë trafiku. Ky incident nënvizon çështjen shqetësuese të radikalizimit të krishterë ortodoks serb në Mal të Zi”, shkroi ai.

Një nga shqiptarët e dhunuar në Malin e Zi ka dëshmuar përpara efektivëve se si ndodhi ngjarja e rëndë e regjistruar pasditen e djeshme. Klodian Meaj, njëri nga tre të dhunuarit, u shpreh se në mjetin e tyre me targa gjermane kishte pasur një flamur shqiptar.

“Ne ishim ulur nga trageti dhe morëm makinën tonë. Vijuam rrugën pa probleme deri në qytetin e Malit të Zi Herceg Novi. Aty për një moment ndaluam sepse kishim një problem me makinën. Sapo kemi ndaluar një grup personash kanë ardhur dhe kanë goditur automjetin në të cilin ndodheshin”.

Ai u shpreh se nuk ka pasur asnjë provokim nga ata. Policia malazeze ka njoftuar se ka qenë incident trafiku dhe ka identifikuar tre autorët e dyshuar. Ngjarja është dërguar për kompetencë te Prokurori i cili do të deklarojë kualifikimin ligjor të rastit.

Ndërkaq vijojnë intensivisht hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të  kësaj ngjarjeje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

12 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

13 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

23 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago