Filmi i kosovares Kaltrina Krasniqi “Vera Dreams of the Sea” ka fituar çmimin “Premio per l’Inclusione Edipo Re” dhe çmimin “Female Authors Under 40” në Venecia.
Drejtoreshë e filmit është Kaltrina Krasniqi, skenariste Doruntina Basha, producent Shkumbin Istrefi derisa në role luajnë Astrit Kabashi, Teuta Ajdini, Alketa Sylaj, Refet Abazi, njofton Klan Kosova.
Vera, një grua e moshës së mesme, është një përkthyese e gjuhës së shenjave, e cila ka një jetë të strukturuar mirë: bashkëshorte e një gjykatësi të njohur, një nënë që jep mbështetje dhe një gjyshe e kujdesshme. Jeta e saj e qetë prishet nga vetëvrasja e burrit të saj dhe më pas ndiqet nga kërcënimet e burrave që pretendojnë se shtëpia e saj në fshat iu takon atyre.
Filmi është i zhanrit fiksion derisa titulli në origjinal është “Vera andërron detin”.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…