LAJME

Fisnik Syla akuzohet për mashtrim nga një emigrante Më mori 25 mijë euro për dokumentet belge

Emisioni “Fiks Fare” ka trajtuar mbrëmjen e sotme një rast mashtrimi, ku një qytetare shqiptare, që jeton në Belgjikë, denoncon Fisnik Sylën se i ka marrë 25 mijë euro me premtimin se do t’i bënte dokumentet belge, por pasi ka marrë paratë është zhdukur dhe nuk ja ka bërë dokumentet.

Qytetarja, e cila për arsye sigurie ka zgjedhur të mbetet anonime, ka vënë në dispozicion të redaksisë një sërë mesazhesh ku Fisnik Syla i kërkonte shuma të mëdha parash, duke i garantuar se menjëherë pas pagesës do të merrte një letër nga komuna ku qyetarja ishte e vendosur në Belgjikë.

Në këto komunikime, Syla herë pas here i tregon qytetares se është i fuqishëm në atë shtet sa mundet që gjithë shtetin ta sjelli në majë të gishtit. “E sjell shtetin belg në majë të gishtit” thotë Syla, duke pretenduar se ka ndikim të madh në autoritetet atje.

Madje, për ta trembur denoncuesen, ai i ka dërguar edhe një video ku shihet me para në dorë, duke i bërë shenjë me gisht që të heshtë. Kjo sjellje ka bërë që qytetarja të ketë frikë për veten dhe familjen e saj, prandaj nuk ka pranuar të japë një intervistë të drejtpërdrejtë. Por nëpërmjet videos ashtu siç edhe vetë Syla shprehet, ka dashur t’i tregojë qytetares se ai ka mjaftueshëm para, ndaj s’po ja ka kërkuar atë shumë për vete, por për personat që do i bëjnë dokumentet.

Gazetarët e Fiks Fare kontaktuan me Fisnik Sylën, duke e përballur me akuzat dhe duke i treguar emrin e qytetares, e cila mban edhe një deklaratë të shkruar e të firmosur mes saj dhe z. Syla. Ai mohoi ta njihte qytetaren, pavarësisht provave të shumta. Edhe kur iu përmendën mesazhet, audiot dhe videot, ai vazhdoi të mohojë çdo lidhje me rastin. “Unë nuk e njoh këtë familje, kjo është përgjigja ime” tha Syla.

Ndërkohë që kjo është e disata herë që Fisnik Syla akuzohet për mashtrime.

  


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

38 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago