Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka deklaruar se angazhimi i Turqisë për t’u inkuadruar në Bashkimin Evropian tingëllon “gjithnjë e më i pasinqertë”, në ditët kur po protestohet për arrestimin e opozitarit Ekrem İmamoglu.
Ajo ka shkruar në rrjetin social X se një vend që pretendon inkuadrimin në BE duhet të mbështesë sundimin e ligjit.
“Konkurrentët politikë nuk i përkasin burgut apo gjykatave”, ka shkruar ajo, transmetoi BBC-ja.
Të hënën, Komisioni Evropian i ka kërkuar Turqisë t’i mbështesë vlerat demokratike si një vend që është anëtar i Këshillit të Evropës dhe kandidat për t’iu bashkuar BE-së. Turqia ka aplikuar për anëtarësim në vitin 1987 dhe i kishte nisur bisedimet për anëtarësim në 2005-n.
Ajo ka bërë pak përparim në këtë drejtim që nga 2016-a.
Vala aktuale e protestave në tërë Turqinë është përshkruar si më e madhja që nga protestat e Parkut Gezi në vitin 2013.
Protestat e asaj kohe kishin nisur mbi planet për të prishur parkun, si një nga pak hapësirat e gjelbra të mbetura të Stambollit në atë kohë. Disa njerëz ishin vrarë e mijëra ishin lënduar nga përleshja me policinë. Ato protesta sot kujtohen si simbol i rezistencës turke.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…