Jakup Hamzaj, babai i nxënësit që vdiq gjatë sulmit me armë ndaj autobusit në fshatin Gllogjan të Deçanit, tha se ai ishte gjallë gjatë kohës kur babai i tij shkoi në vendin e ngjarjes, shkruan Gazeta Express.
Sipas tij, i vdekur ishte vetëm shoferi. E për lajmin ai tha se e kanë marr vesh nga nxënësit që ishin në autobus e që i mbijetuan sulmit.
“Lajmin e kemi dëgjuar mbrëmë rreth orës 19:00. Më kanë thirre në telefon dhe më kanë thënë ka ndodhur diçka, kanë gjujtë dhe u plagos L. Më thirri gruaja e vëllait. Vëllain veç e lajmëruan në telefon dhe i thanë atë nxënësit hajde shpejtë se na kanë gjujtë, na kanë plagos dhe ka viktima. I pari njeri ka shku aty. Vëllai im, ka shkuar më pas fshati krejt dhe ai i pari ka hyrë në autobus”, ka thënë ai, për “News 24”.
Për vdekjen e nipit, ai tha se e morën vesh pasi shkuan në Spitalin e Pejës.
“Vëllai im ka shkuar fill për Pejë. I kanë çuar viktimat. Unë kam shkuar pas tij. Krejt fshati ka qenë aty. Krejt komuna ka qenë aty. Aty e kam lajmin që veç kanë ndërruar jetë dytë. Në vendin e ngjarjes ka vdekur shoferi. Kur e ka kapur vëllai ai veç kishte vdekur. Pastaj e ka kapur vajzën e këtij fshatarit dhe ia ka qitë në dorë Mustafës prej dritares dhe së fundi e ka kap djalin e vet. Ai thotë se djali ka pasur shenja jete, por për fat të keqka ndërruar jetë”, ka thënë më tutje ai.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…