Mes shtatë të mbijetuarve nga aksidenti i sotëm në Bullgari, është edhe një çift shqiptar.
Lulëzim Sylejmani nga Presheva dhe Medina Tufiu nga Sopoti i Kumanovës janë mes të mbijetuarve dhe po trajtohen në një spital të Sofjes.
Medina në një intervistë për televizionin Alsat-M, ka thënë se ata shpëtuan falë të fejuarit të saj, që ishte i zgjuar dhe në momentin që pa se autobusi u përfshi nga flakët, e theu xhamin anësor dhe e nxori atë.
Në aksidentin e sotëm, humbën jetën 46 persona, shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Ata po ktheheshin nga Stambolli me një autobus të një kompanie shqiptare.
“Kam qenë në gjumë, edhe veç kur i kam pa duke bërtitur njerëzit. E kam pasur një njeri përmbi mua. Ky (i fejuari) thirrke, nuk e di se si kam dalë jashtë, i kam dhënë zor dhe kam kërcyer”, ka thënë ajo.
Në fakt, i fejuari i saj ishte i pari që doli nga xhami pasi e theu atë. Pas tij dolën edhe tre të tjerë, kurse më pas e fejuara e tij, Medina.
“Kam qenë i vetmi në autobus nga udhëtarët që isha zgjuar, krejt rastin e kam pa me sy. Autobusi pas 20 metrave u ndal, dilte tym, kishte panik, bërtitshin njerëzit, për fat të mirë e kam marrë çekanin dhe e kam thyer xhamin, kam zbritur unë, pastaj 3 të tjerë e më pas nusja. E kam bartur 150 metra, pasi kishte të thyera gjymtyrët, dëgjoja njerëzit duke bërtitur”, ka thënë Lulëzimi për Alsat-M.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…