FOTO&VIDEO

Orhan Aliti arriti t’i shpëtojë 6 persona të tjerë në aksidentin në Bullgari, por jo djalin e tij

Në mesin e shtatë të mbijetuarve të aksidentit tragjik në Bullgari ku humbën jetën 46 persona është Orhan Aliti.

Ai kishte arritur të thyej xhamin e pasmë të autobusit dhe të kërcejë në rrugë, por për fat të keq nuk arriti të shpëtoj djalin e tij 23-vjeçar.

Samet Aliti, axha i të mbijetuarit Orhan Aliti, tregon bisedën e fundit me Orhanin i cili edhe i kishte njoftuar për aksidentin tragjik.

“Informatat e para i kemi marrë pikërisht nga Orhani, që është baba i Visarit që nuk i mbijetoi aksidentit. Në ora 1:20 Orhani ka telefonuar të shoqen në Belgjikë, pasi punojnë në atë vend. Ka lajmërua se autobusi ka marrë flakë derisa vet me një vështirësi shumë të madhe ka mundur t’i thyej dritaret e prapme të autobusit dhe të del nga aty”, tha ai.

“Ka qenë rrëmujë afër tij. Kur ka rënë në tokë , siç i ka treguar të shoqes, ka thyer njërën këmbë dhe një unazë të shpinës. Në atë moment i ka bërtit djalit Visarit “kërce Visar, kërce”. Dhe nga ai moment djali nuk i është lajmëruar. Ai thotë se telefoni i Visarit i ka cingëruar”, tha ai për RTV Dukagjini.

Samet Aliti thotë se pas kërcimit nga autobusi Orhani për pak ka qenë duke u aksidentuar nga një tjetër veturë por është shmangur disi.

Orhan Aliti tashmë është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe me vetëdije të plotë.

Megjithatë axha i tij thotë se ende nuk i kanë treguar që djali i tij Visari është në mesin e viktimave.

“I janë shmangur disi, duke i thënë policia është duke u marrë me këtë punë”, rrëfen më tej axha i Orhan Alitit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago