POLITIKE

Marrëveshja e fshehtë Kosovë – Serbi, hesht Presidenca

Ish-zyrtari i departamentit të Shtetit Amerikan, James Hooper ka disa ditë që ka paralajmëruar se çështja e kufijve ende nuk është hequr nga tavolina e diskutimit, në mes të Kosovës e Serbisë. Ai madje ka thënë se marrëveshja veç se është arritur e po mbahet e fshehtë nga presidenti i Kosovës e Serbisë. Për këto deklarime, nëpunësit e Hashim Thaçit, kanë zgjedhur heshtjen.

Ish-zyrtari amerikan, James Hooper në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur për fazën e fundit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, derisa u shpreh se vështirësia është te zbatimi i saj. Hooper tha se nuk mund të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të dy vendeve, pa u prekur territoret. Sipas tij, tashmë Kosova dhe Serbia vetëm se kanë arritur një marrëveshje e një gjë e tillë ka ndodhur në nivel të presidentëve.

“Unë në fakt mendoj se shumë nga detajet dolën, disa prej tyre edhe të pasakta. Dhe kosovarët kurrë nuk patën shansin të votojnë për këtë marrëveshje, të vendosnin për këtë marrëveshje. Nuk ka pse të përsërisim gjithë historinë e asaj që ndodhi. Por unë mendoj se presidenti Thaçi kishte rënë dakord që dialogu të rifillonte pa kushte. Dhe unë mendoj se ishte një veprim shumë i arsyeshëm për të ecur përpara, që të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse, sepse nëse nuk lëvizin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ekziston rreziku që dritarja e mundësisë të mbyllet dhe, nëse kjo ndodh, nuk do të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për një kohë të pacaktuar”, thotë ai, derisa shton tutje se mbetet mister a ka pasur marrëveshje apo jo, për sa kohë që zyrtarisht nuk janë dhënë ende detaje për këtë temë.

Hooper deklaron se marrëveshja e territoreve tashmë është negociuar dhe ekziston pasi që palët, dy presidentët, tashmë kanë rënë dakord.

“Përfshirë një shkëmbim territoresh por jo vetëm shkëmbim territoresh por duke përfshirë edhe anëtarësimin në OKB. Realiteti është se kjo nuk do të ndryshojë dhe nuk e di se si Albin Kurti do të reagojë për një gjë të tillë si kryeministër. E përsëris se nuk mund të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa një element territorial”, ka thënë ai.

Megjithatë, drejt këtyre deklaratave për shkëmbimin me territore kanë zgjedhur që të heshtin në presidencë.

Ka disa ditë që Gazeta Express ka kërkuar sqarime dhe përgjigjje ndaj atyre që tha Hooper mirëpo, nëpunësit e presidentit Hashim Thaçi kanë zgjedhur heshtjen.

Hashim Thaçi ka proklamuar për një kohë të gjatë shkëmbimin me territore, si kompromis për marrëveshjen përfundimtare në mes të Kosovës e Serbisë. Për këtë ishte mbështetur edhe nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

7 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

11 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

11 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

20 orë ago