Nëna e Jetmirës, gruas së vrarë në Gjermani, ka thënë se vajza e saj tashmë e ndjerë për 8 vjet radhazi, ka qenë e dhunuar fizikisht dhe psiqikisht nga nga ish-bashkëshorti, Besmir Ademi.
”8 vjet rresht, u kanë e dhunume, u kanë e rrehne me kabull të televizorit, u kanë e rrehne me çelësa të makinës, u kanë e rrehne me thikë në fyt. Plus Besmir Ademi, i ka thanë Jetmires teme, nëse ndahesh prej meje unë kom me ta pre çiken Ledinen”, ka thënë ajo në rrëfimin e saj përcjell klankosova.tv.
Veç kësaj ajo në rrëfimin e saj për Lajmi.net, ka shtuar se ish-dhëndrri i tyre, e ka kërcënuar edhe vëllaun e Jetmirës tashmë të ndjerë, për 8 vite rresht, nëse kjo do të zbulonte dhunën që ai e ushtronte.
”E kam një djalë. Që 8 vjet e kam pasë të kërcënum, ‘’po e mysum sot, po e mysum nesër”.
Edhe djalin e ke pasë të kërcënum?
”Po, po, po. Edhe djalin e kam pasë të kërcënum, se çikën që e kum pas të martume me ta. Në qoftëse ti thu diçka në familjen tane, që dahesh prej meje, ose lajmëron dhunën që e përdori une në ty. Se ai ka përdorë dhunë fizike, psiqike. Ai ka përdorë dhunë që nuk e përdorë një serb, se s’po du me përdorë fjalën serb se edhe ai është popull. Po unë e kam babën e zhdukt prej Serbisë, po nuk e kish përdorë dhunën që e ka përdorë Besmir Ademi, nipi i avokatit të popullit të njoftun në Mitrovicë, Sheremet Ademi”.
Për shkak të kësaj situate të rëndë, siç thotë nëna e Jetmirës, çifti kishin 3 fëmijë, ndërsa ishin ndarë nga shteti gjerman gjatë muajit mars të këtij viti.
”Jetmira është nda që dy muaj prej tinaj. E ka nda shteti gjerman prej dhunës, më 6 mars. Shteti gjerman ka ndërhy në dhunën që e ka përdorë Besmir Ademi. Jetmira ka dalë prej shpisë se e ka dhunu ai. Po policia e kanë kthy Jetmirën në shpi për shkak se i kanë tre thmi. Besmirin e kanë marrë prej shpisë e kanë lidhë për 10 ditë, pas 10 ditësh Jetmirën e kanë marrë shteti, e kanë çu në shpinë e grave”.
Ajo mohon ta dijnë saktësisht motivin e vrasjes së vajzës së saj nga ish-burri, por e pranon se arsye mund të ketë qenë fakti që Jetmira Beka, më nuk pranonte një raport abuzues të tillë që ushtronte burri i saj.
”Motivi na nuk munem mi ditë”.
”Po ai, s’ka mujt mi përballu ato qysh kjo [Jetmira] ndahet prej meje, pse kjo [Jetmira] nuk e lejon hala dhunën në to, qysh e kom përdorë 8 vjet”.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…