Ramë Gashi ka parë teksa ka ndodhur gjithçka në Slavonski Brod të Kroacisë ku kanë humbur jetën 10 kosovarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.
Ai ka thënë se ka dëgjuar zhurmën e momentin kur autobusi ka dalë nga rruga dhe pastaj ka parë njerëz të vdekur dhe të lënduar.
“Dëgjova zhurmën. I pashë në sekonda gjithë ata njerëz në livadh atje poshtë në atë kanal”, ka thënë Gashi për HRT.
“Unë pashë të plagosurit, të vdekurit, pashë gjithçka, pa krahë, pashë gjithçka”, tha Gashi, një nga udhëtarët e autobusit.
Vidio sam ozlijeđene, umrle, vidio sam svašta, bez ruke, svašta sam vidio, ispričao je za HRT Ramo Gashi, jedan od putnika autobusa https://t.co/Is8zgNjhqc #crnakronika pic.twitter.com/rXQM3RcLgv
— HRT vijesti (@hrtvijesti) July 25, 2021