LAJME

Flet trajneri kosovar që u godit me trofe në fytyrë nga arbitri në Mal të Zi: Jam fitues

Një skandal i madh ka ndodhur në turneun e kikboksit që u mbajt në Cetinje të Malit të Zi të premten.

Referi në ring, Fegja Trbonja goditi me trofe në fytyrë Migjen Shalën, trajnerin e kikboksierit nga Kosova, Nart Mehmeti.

Në një video, që është publikuar në uebfaqen e televizionit shtetëror të Malit të Zi, “rtcg.me”, por edhe në media tjera të këtij vendi, shihet se si trajneri i kikboksierit 16-vjeçar nga Kosova proteston pasi u shpall fitues kikboksieri nga Mali i Zi, Luka Heber.

Trajneri nga Obiliqi u fut në ring dhe shprehu pakënaqësi në drejtim të trajnerit të kikboksierit nga Mali i Zi.</p

Referi në ring, Trbonja, ndërhyri duke i kërkuar trajnerit Shala të largohej nga ringu. Në ring nuk lejohet askush përveç luftëtarëve dhe gjyqtarëve. Pas disa tentimeve, Shala largohet nga ringu dhe vazhdon diskutimin me gjyqtarin. Në video shihet duke ia larguar dorën gjyqtarit. Trbonja, që është edhe boksier profesionist, e humbi durimin dhe reagoi duke goditu me trofe në fytyrë trajnerin kosovar Shala.

Gjatë diskutimit të Shalës me referin e ringut dëgjoheshin edhe fyerje e fishkëllima nga publiku.

Videoja e incidentit bëri bujë në regjion.

Migjen Shala foli të dielën për KOHËN lidhur me incidentin.

“Edhe pse unë jam goditur, në këtë rast e ndiej veten fitues. Çfarëdo që do të kishte ndodhur tjetër, ka mundur të më lëndohet garuesi që ishte poshtë, ndërsa unë gjithçka bëra për të. Nëse do të kishte marrë lëndim të rëndë, nuk do të më duhej asgjë. Dhe po të bëja diçka brenda ringut, jam i bindur se garuesi im dhe unë do të sulmoheshim. E rëndësishme ka qenë siguria e garuesve që i kisha me vete”, ka thënë Shala për KOHËN.

Trajneri kosovar thotë se pasojat e goditjes janë të dukshme në fytyrën e tij.

“Në momentin që isha i përgatitur, ai u ndal dhe nuk reagoi, pastaj nuk e prita që ka mundësi të më godas ashtu. Medalja ishte e mprehtë si thikë, vetëm pjesa poshtë ishte e fortë. Me krejt fuqinë më ka goditur për të më dëmtuar fort. Por fati im që gjithë jetën jam duke ushtruar dhe nuk është vërejtur goditja, por sigurisht që ka lënë pasoja”, është shprehur Shala.

Në video shihet i revoltuar edhe kikboksieri Nart Mehmeti. Ai shihet duke tentuar të futet në ring.

“10-15 vetë zbritën nga tribunat, aty ka pasur edhe miq të mi shqiptarë dhe isha konfuz se a atë futem në ring apo ta mbroj nxënësin. Vendosa të lëshohem poshtë dhe ta marr Nartin e revoltuar që po ashtu tentoi të futej në ring. Bashkë me të dolëm jashtë, erdhën policia, organizatori, kryetari i Federatës që më kërkuan falej. Policia më pyeti se a dëshiron të bëj denoncim. Por ajo pyetje nuk bëhet, është dashur të veproj menjëherë dhe pastaj të vazhdohet me procedura tjera”, ka theksuar Shala.

Shala pranon se siguria në palestër ishte e madhe përkundër thirrjeve dhe provokimeve nga shikuesit e pranishëm, që sipas trajnerit nga Obiliqi kanë qenë rreth 2000. Sigurimi e përcolli ekipin e garuesve nga Kosova gjatë daljes nga arena.

“Kur kemi zbritur poshtë, gjithçka ka qenë e sigurt. Por ka qenë e papritur. Ai ka mllef ndaj shqiptarëve, pasi është serb i Bosnjës dhe është ndikuar nga vërshëllimat dhe thirrjet e 2000 shikuesve”.

Turneu ishte organizuar për ditën e çlirimit të Cetinjes.

“Ftesën e kemi pasur para dy muajsh, jemi përgatitur me tre garues të marrim pjesë. Njëri prej garuesve tanë ka qenë me peshë më të madhe dhe kundërshtari nuk pranoi të përballet dhe mbetën Nart Mehmeti dhe Elvis Shala. Narti e ka pasur meçin e parë ndaj nxënësit të trajnerit të përfaqësueses së Malit të Zi. Me fillim kemi qenë në disfavor, pasi tre gjyqtarët ishin në anën e tij. Narti i ka dominuar tri raundet, kur përfundoi meçi fitues e shpallën kundërshtarin e Nartit. Pastaj nuk kam pasur asgjë me gjyqtarin kryesor, edhe po të doja të diskutoja me të, nuk do të isha marrë vesh, pasi ai është serb i Bosnjës. U ankova te trajneri i tij, pasi ai fliste shqip dhe te gjyqtari anësor. Janë dëgjuar thirrjet e serbeve, pasi shumica e tyre ishin serb. Ka pasur sharje, dëgjohen në video. Ai në mënyrë poshtëruese u mundua të na largojë nga ringu”, tregon Shala.

Ai thotë se në turneun në Cetinje ka qenë edhe më herët, si garues e po ashtu si trajner.

“Edhe vjet kam shkuar me një garues dhe garuesi im e ka fituar turneun”, ka thënë Shala.

Të dielën me reagim doli Federata e Kikboksit e Kosovës. Kjo federatë paralajmëroi se do t’i drejtohet federatës botërore të kikboksit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago