FOTO&VIDEO

Flet vëllai i 26-vjeçarit që u vra në Klinë: Tradhtisht e ka thirrë me ia bë për hair çikën, por e ka mbytur

Valentin Balaj 26-vjeçar është vrarë mbrëmë në Klinë. Sipas familjes së tij, dorasi është vëllai i vajzës me të cilën një nga vëllëzërit ishte në lidhje dashurie për dy vite. Gazeta Express ka qëndruar sot në Gllarevë të Klinës dhe nga atje sjell rrëfimin e vëllait të Valentinit, Valon Balajt.

Sipas versionit të Valonit, dorasi nuk është pajtuar që një nga djemtë e familjes Balaj të jetë në lidhje dashurie me motren e tij. E, për ketë gjë, ai thotë se janë marrë vesh që të mos ngacmohen familjet mes vete.

Por, Valon Balaj tha se Valentini mbrëmë u vra tradhëtisht pasi e kanë telefonuar se gjoja do ta japin pajtimin për lidhjen e dashurisë.

“Unë jam Valon Balaj, Valentinin e kam vëlla. Deri të ngjarja ka ardhë, u kanë shkak tradhtie. Vllau i tretë ka pas të bëjë me çikën e atij (familjes së dorasit), kemi shku e kemi lyp, ka thënë s’e jap. I kam thënë qysh po ia bëjmë, ia kam çu njerëzit, i kam dëshmitarë. Jemi marrë vesh, tha, as mos më ngucni as s’ju nguci. Tradhtisht e ka thirrur mbrëmë, vëllain – djali i tij. Hajde dalim folim se du me ta bo per hair, edhe e ka mbyt”, tha Balaj për Gazetën Express.

Ai tha se çifti kanë pasur raporte të mira mes vete, por nuk i di arsyet pse familja nuk e kanë pranuar për dhëndër vëllain e tij dhe të Valentinit.

“Deri para 4 dite kanë pas raporte të mira, para katër ditë ai e ka maltretu edhe çikën e vetë. Edhe, çika ka vendos me u prish prej tij. Atë ditë kemi vendos me njerëz, që mos me bë më të madhe këtë punë. Janë kanë në lidhje afër dy vjet, mendoj që mirë, kanë pas besim në njëri-tjetrin…Familjes se tyne s’ju ka përshtat vëllai për arsye të tyre, unë s’e di për çfarë arsye, as s’mi ka thënë. Por, e di që kanë thënë s’ta dha (çikën), edhe jemi kuptu. I kam dëshmitarët, jemi ulë kemi bisedu, iu kemi thënë as s’ju ngucim, senet që i ka djali ia kam fshi në telefon. E ka zgjatur dorën, ka thënë po, edhe mbrëmë e ka tradhtu, e ka qit tradhëtisht. Edhe nuk e kam lajmëru në polici më përpara, kam mendu me u bë burrë me të, po me të pa burrin…”, u shpreh ai për Gazetën Express.

Valentini ka vdekur rreth orës dy të mengjesit të sotëm, në QKUK.

“Kur kam shku në vendin e ngjarjes, ishin kanë vetëm shiritat aty…Ai u lajmëru vetë në polici, kam vazhdu në Pejë dhe në Prishtinë. Në orën 2 ka ndërru jetë…Deri tash nuk kanë kontaktu me familjarët e dorasit, nuk kam qejf as në rrugë me i pa”, shtoi ai.

Ai tha se vëllai i tij Valentini ka qenë i besueshëm dhe në fëmijëri ka qenë problematik, por prej që është martuar, jo.

“Valentini ka qenë shok i mirë, i besueshëm, në moshën fëmijërore ka qenë problematik. Por, derisa u martu dhe ka pas një çikë, ka vazhdu jetën. Prej punës ka ardhë mbrëmë, me tesha të punës ka qenë…Ai e ka një çikë dy vjeç”, përfundoi ai.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, tha se i dyshuari i vrasjes së 26-vjeçarit është ndaluar dhe ndaj të njëjtit do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit.

“Si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person është privuar nga jeta. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obdukim. Një person i dyshuar për këtë rast është arrestuar, me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë. Brenda afatit ligjor, ndaj të pandehurit prokurori i shtetit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Nikçi për Express.

Ndërsa, policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole me katër fishekë.

26-vjeçarit do t’i jepet lamtumira e fundit sot në orën 16:00.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

24 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago