Ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.
Krasniqi ndër të tjera në ëktë emision ka folur edhe për heroin kombëtar Ilir Konushevci i cili ishte vrarë gjatë kohës së luftës në rajonin e Tropojës.
“Ilir Konushevcin e kam dashur shumë dhe kam besu në të”, ka thënë Krasniqi.
“Ai ka qenë njeriu që më ka bë me besu që ka komandant. Ka qenë i urtë dhe i besueshëm”
Tutje ai ka folur edhe për vrasjen e tij.
“Nuk mendoj se është vra nga serbët. Njerëzit munden me fol gjithçka. Krejt provat janë me zbardhë rastin. Hazir Mala ma i mirë që kam njoft une. Edhe Sali Berishën ai e ka qu në fakultet se ai ka qenë djalë i dëshmorit”.