Në Portin e Durrësit kjo fundjavë ka shënuar nisjen e fluksit të hyrje-daljeve të udhëtarëve me rastin e festave të fundvitit.
Për përballimin e këtij fluksi prej 18 dhjetorit kanë nisur edhe lundrimet e dyfishta të trageteve (vajtje-ardhje brenda ditës) në linjat që lidhin Durrësin me portet fqinje të Italisë.
Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur se “gjatë dy ditëve të fundit, 18 dhe 19 dhjetor në port kanë mbërritur rreth 5600 udhëtarë. Fluksi më i lartë i udhëtarëve pritet të jetë të dielën”.
Sipas APD-së, në këto katër ditë pritet që të mbërrijnë 13 mijë udhëtarë dhe rreth 5 mijë mjete.
“Lundrimet e dyfishta do të kryhen deri në fund të vitit nga e enjtja deri të dielën, ndërkohë strukturat portuale dhe instancat operuese janë në gatishmëri të plotë për menaxhimin e intensitetit të shtuar të lëvizjeve”, tha APD për ATSH, duke shtuar se në port po kryhet në kohë dhe pa vonesa përpunimi i pasagjerëve dhe mjeteve.
Si çdo fundviti edhe në ndërrimin e viteve 2025-2026 parashikohet një rritje e ndjeshme e numrit të bashkatdhetarëve që preferojnë të udhëtojnë me tragete drejt portit të Durrësit, për t’iu drejtuar më pas familjeve të tyre.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…