KRYESORE

Forcat ukrainase publikojnë video duke u tallur me liderin çeçen, Ramzan Kadyrov

Forcat Tokësore të Armatosura të Ukrainës janë tallur me Ramzan Kadyrov, liderin e Çeçenisë, i cili sundon republikën brenda Federatës Ruse, por mban edhe titullin e gjeneralmajorit në Gardën Kombëtare të Rusisë.

Forcat ukrainase kanë publikuar një video teksa fjalët e Kadyrovit shoqërohen me pamjet e tankeve dhe artileri tjetër ruse të shkatërruar në Ukrainë.

Së fundmi, Kadyrov i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që ta lëshojë të gjithë fuqinë ushtarake ruse në Ukrainë, për “ta mbyllur këtë çështje për një ose dy ditë”.

Në një audiomesazh për Putinin, 45-vjeçari, të cilin presidenti rus e konsideron si djalin që nuk e pati kurrë, dëgjohet të thotë: “Shoku President, Shoku Komandat Suprem, e kam thënë shumë herë se jam shërbëtori juaj i përulur, jam gati të jap jetën për ju. Por nuk mund të shoh luftëtarët e mi, luftëtarët tanë, duke vdekur. Po ju kërkoj me ngulm që të mbyllni sytë para gjithçkaje, dhe të na lejoni që ta përfundojmë këtë punë brenda një ose dy ditësh. Vetëm kjo do të mbrojë shtetin dhe popullin tonë, këtë e besoj fort”.

Mesazhi i tij publik është një shenjë e qartë që Rusia nuk e ka kapërdirë faktin që, kur ka kaluar më shumë se një javë nga nisja e pushtimit, nuk është marrë dot as Kyivi dhe as Kharkivi, dy qytetet më të mëdha të Ukrainës.

Luftëtarët çeçenë të Kadyrovit raportohet të jenë dërguar në Ukrainë për ta vrarë presidentin Zelenskiy, i cili thuhet se i ka mbijetuar disa atentateve që nga nisja e luftimeve.

Kadyrov, i cili në të shkuarën ka luftuar kundër dhe në krah të Rusisë në luftërat në Çeçeni, njihet për brutalitetin dhe sundimin me dorë të hekurt në vendin e tij, ku mendohet se ka kryer edhe ekzekutime pa vendime gjykate.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

27 minuta ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

3 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

7 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

18 orë ago