Zyrtarët ukrainas të Mbrojtjes kanë bërë të ditur sot se Regjimenti Ajror i Gardës Kostroma 331 i Rusisë është shkatërruar nga forcat e saj.
Në një përditësim të postuar në faqen e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës në Facebook, zyrtarët njoftojnë se regjimenti ishte përfshirë në aktivitete rreth kryeqytetit të Kievit dhe se vetëm një nga anëtarët e njësisë mbeti i gjallë pas përballjes me trupat ukrainase.
Në njoftim thuhet po ashtu se zyra e komandantit në qytetin rus të Belgorod po heton një rast kundër 10 ushtarakëve të brigadës 138, të cilët u rebeluan pasi pësuan humbje të mëdha gjatë një ofensive në qytetin lindor të Kharkiv-it.