FOTO&VIDEO

Foto e nxënësve me përshëndetje ushtarake, flet mësuesi nga Prizreni

Një foto e publikuar me nxënësit e tij, duke mbajtur flamurin turk dhe duke bërë përshëndetje ushtarake, mund t’i kushtojë me suspendim ose përjashtim nga puna mësimdhënësit Selver Shantir.

Menjëherë Drejtoria e Arsimit dhe Inspektorati i Ministrisë vizituan shkollën fillore “Motrat Qirazi” në Prizren, ku punon Shantiri.

Vetë Shantiri nuk ka dashur të flasë para kamerës, por në deklaratën dhënë Inspektoratit ka thënë se foto nuk ishte me asnjë paramendim politik, fetar apo racor.

Ai, duke kërkuar falje publike, ka sqaruar qëllimin e fotografisë, e cila, sipas tij, është bërë javën e kaluar.

“Me datë 13 . 10. 2019 me nxënësit e mi patëm orë të edukatës fizike dhe pas përjetimeve për kualifikimin e ekipit të Turqisë në ‘Euro 2020’ edhe nxënësit e mi kërkuan nga unë që të bëjnë gjestin e njëjtë si lojtarët e Turqisë pasi që edhe ata fituan ndeshjen e tyre. Por, fotografia ime është përdorur sidomos nga disa persona dashakeq që të bëjnë përçarje në shkollën tonë e postimin tim e kanë lidhur me ngjarjen në Prishtinë, por që kjo me ne nuk ka të bëjë fare. Asnjëherë nuk kam pasur qëllim që dikujt apo dikë ta poshtëroj apo ta ofendoj në çfarëdo baze qoftë nacionale, fetare apo racore”, ka thënë Shantir.

Drejtori i shkollës ka pranuar se mësimdhënësi ka shkelur të drejtat e fëmijëve, teksa ka theksuar se me Shantirin nuk kishin asnjëherë probleme.

Bashkë me drejtoreshën e arsimit në Prizren, kanë thënë se janë duke e shqyrtuar rastin në koordinim me Inspektoratin e Arsimit.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Arsimit, Dëfrim Gashi, ka thënë se pas kompletimit dhe shqyrtimit të dokumentacionit nga inspektorët në terren, do t’i rekomandojnë Komunës për masat që duhet ndërmarrë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

24 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago