Kosova vijon përpjekjet për të shtrirë sundimin e ligjit në veri të vendit. Autoritetet mbyllën këtë të enjte dy ndërmarrje publike të cilat vepronin sipas sistemit të Serbisë në Mitrovicën e Veriut. Konkretisht, Drejtoria për Hapësirën Banesore dhe Biznesore dhe Drejtoria për Tokën Ndërtimore.
Zyrat gjendeshin në një godinë banimi në Mitrovicën e Veriut. Në një deklaratë në rrjetet sociale, Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se është mbyllur një institucion i cili në mënyrë të jashtëligjshme ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre.
Në postimin e tij, Sveçla publikoi edhe një video e cila duket se shfaq një fotografi të Presidentit rus, Vladimir Putin, dhe emblema të shtetit serb brenda objektit.
“Ky keqpërdorim i realizuar nën flamujt e emblemat e Serbisë, përveç që është mbyllur sot, do të hetohet deri në fund”, tha Sveçla.
Ndërkohë, zv/drejtori i policisë për veriun, Veton Elshani, thotë për Radion Evropa e Lirë se ishte konstatuar së në këto ambjente punonin struktura ilegale dhe paralele, dhe se kanë nisur hetimet për falsifikim të dokumentave. Pas mbylljes së zyrave, reagoi Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë duke thënë se “po uzurpohen” institucionet e Serbisë në veri dhe se këto hapa janë “në kundërshtim me marrëveshjet”.
Ajo i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar në Kosovë të ndërmarrë masa të menjëhershme dhe “të parandalojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, nga shkaktimi i konflikteve”.
Ndërkaq, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, njoftoi se “hyrja” e autoriteteve të Kosovës në ndërmarrjet serbe nuk do të vërë në rrezik 70 punonjësit, dhe se ata do të vazhdojnë të marrin pagat e tyre.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…