Foto-blogerja ruse Svetlana Timofeeva, e cila është arrestuar në Shqipëri, është shpallur në listën e kërkimit ndërkombëtar nga ana e autoriteteve ruse.
Kjo, nën akuzën e “marrjes së paligjshme të informacionit që përbën sekret shtetëror”.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore “TASS”.
Ka qenë gjykata e distriktit Meshchansky e cila ka dhënë masën e arrestit në mungesë të ruses.
“Sipas vendimit të Gjykatës së Qarkut Meshchansky të qytetit të Moskës, kundër të akuzuarës Timofeeva Svetlana Valerievna u zgjodh në mungesë një masë e ndalimit në formën e paraburgimit për një periudhë prej dy muajsh nga momenti i ndalimit të saj në territorin e Federatës Ruse ose nga momenti i transferimit të saj në agjencitë e zbatimit të ligjit të Federatës Ruse në rast ekstradimi ose dëbimi në territorin e Federatës Ruse”, tha bashkëbiseduesi i agjencisë TASS.
Sipas “RBC News”, masa ka të bëjë me foto-blogeren Svetlana Timofeeva, e cila u ndalua në Shqipëri.
Referuar botimit rus, e pandehura në Rusi publikoi raporte për fabrikat, institucionet sociale, njësitë ushtarake të shpërbëra, bunkerët dhe zonat e kufizuara në funksionim dhe të braktisur në bloget e saj.
Ajo udhëtoi në më shumë se 30 vende dhe solli pamjet e objekteve të braktisura nga Islanda, Gjermania, Italia, Shqipëria dhe Bullgaria.
Gjykata shqiptare urdhëroi të mërkurën që dy rusët dhe ukrainasi të qëndrojnë në burg për akuzat e “sigurimit të informacioneve sekrete të karakterit ushtarak apo të çdo karakteri tjetër për t’i dhënë një fuqi të huaj, e cila cenon pavarësinë e vendit”.
Seanca u mbajt me dyer të mbyllura dhe nuk u dhanë detaje se pse të dyshuarit mund të kenë qenë të interesuar për vendin.
Ata u arrestuan të shtunën brenda ose pranë ish-uzinës ushtarake në Gramsh. Të dyshuarit kishin bërë fotografi të uzinës.
Autoritetet shqiptare thanë se Zorin, i cili kishte hyrë në fabrikë, përdori spraj piperi ndaj dy rojeve ushtarake që po përpiqeshin ta kapnin.
Policia tha se sekuestroi automjetin e tyre Chevrolet, dy drone, një laptop, para dhe prova të tjera.
Tre të dyshuarit e mohuan akuzën për spiunazh. Nuk ishte menjëherë e qartë se kur do të mbahej një gjyq. Nëse përfundimisht shpallen fajtorë, ata do të përballen me 10 vite burg.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…