KRYESORE

Zelensky: Europa ishte të enjten vetëm një hap larg katastrofës bërthamore

Europa u përball me mundësinë e një katastrofe bërthamore të enjten, paralajmëroi presidenti Volodymyr Zelensly, pak pasi centrali në Zaporizhia i pushtuar nga rusët, u shkëput nga rrjeti elektrik për herë të parë në histori.

Dy reaktorët e fundit ende në punë të centralit u mbyllën për shkak të zjarreve dhe linjave të dëmtuara të energjisë, duke shtuar frikën për një aksident të mundshëm.

Zelensky tha se vetëm pas hyrjes në funksion të gjeneratorëve, Zaporizhia kishte rifilluar të operonte në mënyrë të sigurt. Luftime pranë kompleksit më të madh në Europë, kanë alarmuar botën për një katastrofë të mundshme bërthamore si ajo e Zaporizhia.

“Nëse gjeneratorët me naftë nuk do të ishin ndezur dhe nëse stafi ynë në central nuk do të kishte reaguar pas “blackout”-it, atëherë Europa do të përballej me pasojat e një rrjedhje radioaktivë”, tha Zelensky.

Kompania shtetërore bërthamore tha se kishte nisur puna për të rilidhur 2 reaktorët me rrjetin elektrik. 4 reaktorët e tjerë të Zaporizhias kanë qenë jashtë funksionit për pjesën më të madhe të luftës. Imazhe satelitore të realizuar të mërkurën treguan një zjarr të madh që digjej në afërsi të kompleksit bërthamor. Presidenti Zelenski fajësoi bombardimet ruse për zjarrin dhe në mesazhin e mbrëmje sa kuzoi Moskën se e kishte çuar Ukrainën dhe Europën një hap larg katastrofës.

Por guvernatori lokal i emëruar nga rusët, Yevgeny Balitsky, fajësoi ushtrinë ukrainase për sulmet, që siç tha kishin shkaktuar shkëputje të energjisë në rajon.

Ushtria ruse e pushtoi centralin në fillim të muajit mars, por stafi ukrainas vijon të operojë në zonën, në kushte të vështira. Sipas zyrtarëve lokale, niveli i rrezatimeve atje mbetet normal edhe pas shkëputjes së reaktorëve nga rrjeti elektrik.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago