LAJME

Franca i bie pishman, thotë se nuk do ta arrestojë Netanyahun

Franca beson se Benjamin Netanyahu ka imunitet ndaj veprimeve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila po kërkon arrestimin e kryeministri izraelit për krime lufte të dyshuara në Gaza, duke qenë se Izraeli nuk ka nënshkruar statutet e kësaj gjykate.

Kjo pikëpamje e re e Francës, e cila erdhi një ditë pas njoftimit për një armëpushim mes Izraelit dhe grupit të armatosur libanez Hezbollah, i ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Franca, u dënua nga grupet e të drejtave të njeriut. Shtete të tjera, përfshirë Italinë, gjithashtu kanë vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e mandatit.

Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme të Francës tha se do të vazhdojë të punojë ngushtë me Netanyahun.Parisi ka marrë një qëndrim të qartë pasi gjykata në Hagë lëshoi urdhra arresti më 21 nëntor për Netanyahun dhe një lider të grupit militant palestinez Hamas, shkruan reuters.

“Ky imunitet i përket kryeministrit Netanyahu dhe ministrave të tjerë përkatës dhe do të duhet të merret parasysh nëse Gjykata Ndërkombëtare Penale kërkon arrestimin dhe dorëzimin e tyre”, shkruan në njoftimin e ministrisë franceze.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme të Francës, duke iu referuar asaj që ajo quajti miqësinë historike mes dy demokracive të angazhuara për sundimin e ligjit, tha se Franca kishte ndërmend të vazhdonte të punonte ngushtë me liderin izraelit dhe autoritetet e tjera “për të arritur paqen dhe sigurinë për të gjithë në Lindjen e Mesme.”

Grupet e të drejtave të njeriut sugjeruan se Franca kishte zbutur përgjigjen e saj për të ruajtur një marrëdhënie pune me Netanyahun dhe qeverinë e tij.

Pas deklaratës fillestare se do të respektonte statutet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Ministria e Jashtme e Francës e rishikoi qëndrimin në një deklaratë të dytë më 22 nëntor, duke shprehur shqetësim që Izraeli mund të dëmtonte përpjekjet për një armëpushim në Liban, duke theksuar se vendimi i gjykatës vetëm formalisht e kishte akuzuar Netanyahun.

Të mërkurën, ministria theksoi se Statuti i Romës, i cili krijoi Gjykatën Ndërkombëtare Penale, përcaktonte se një shtet nuk mund të kërkohet të veprojë në një mënyrë të papajtueshme me detyrimet e tij “për sa i përket imunitetit të shteteve që nuk janë palë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago