Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin, këtë të martë, duke e dënuar me 2 vite burg Fredi Belerin për korrupsion zgjedhor.
Në seancën e fundit, para se gjykata të tërhiqej për vendimin, Beleri u kërkoi drejtësi, duke thënë se nuk e gjente veten fajtor për asnjë akuzë. “E kuptoj shumë mirë që jeni nën presion të vazhdueshëm, por ky nuk është faji im. Është çështja e bashkisë Himarë, që nuk duan ta zgjedhin me votë, por me sajesa. Konkluzionet e SPAK nuk mund t’i merrni parasysh”, tha ai.
Më tej, Beleri ka theksuar se Prokuroria ka sajuar prova, për të fshehur gabimet e policisë. “Nga vëzhgimi 24 orësh që më është bërë, ka rezultuar se nuk jam takuar asnjëherë me dëshmitarin e prokurorisë. Të gjitha të vërtetat do të dalin në dritë. Keni shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë, të procesit të rregullt ligjor dhe të barazisë para ligjit. Vendimi për dënimin tim është marrë në drejtorinë e policisë, ku është bërë plan për arrestimin tim, por plani u prish nga votuesit e Himarës. Vendim politik ishte edhe moslejimi im për të votuar. Kërkesa e SPAK për dënimin tim me 2 vjet e 6 muaj burg është diskriminues. Të tjerë kryetar bashkish të gjykuar për të njëjtën akuzë janë në shërbim prove, ose ende në detyrë. Unë nuk e gjej veten fajtor për asnjë akuzë dhe e vërteta do të dalë herët a vonë. Sot, ju duhet t’i thoni jo presionit të pushtetit, jo dënimit pa prova, jo vendimit diskriminues.
Ju mund të jepni një vendim me rëndësi historike. Pres drejtësi!”, përfundoi Beleri.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…