Frika se Rusia do të sulmojë Europën dhe paralajmërimet e Donald Trumpit se Shtetet e Bashkuara nuk do të mbrojnë aleatët që kontribuojnë më pak detyron liderët europianë të mendojnë seriozisht për një ushtri të përbashkët të unionit. Në Konferencën për Sigurinë në Mynih, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen foli për plane konkrete.
Ursula Von Der Leyen: Bashkimi Europian duhet të ngrejë themelet industrinë e mbrojtjes, pa asnjë diskutim. Nëse zgjidhem sërish presidente e komisionit do të emëroj një Komisioner për Mbrojtjen. Mendoj se ka arsye.
Në të njëjtën linjë është edhe kancelari gjerman Olaf Sholc.
Olaf Scholz: Ne europianët duhet të marrim më tepër në dorë sigurinë tonë, tani dhe në të ardhmen.
Propozimet që BE-ja të ketë ushtri me armë bërthamore nuk i pëlqejnë sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.
Jens Stoltenberg: Ne kemi Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe Francën si fuqi bërthamore. Zhvillimi i një mbrojtjeje bërthamore paralele nuk sjell dobi.
Mes zyrtarëve të lartë të NATO-s dhe atyre të Bashkimit Europian ekziston frika se në mungesë të dakordësisë së brendshme për ndihmat ushtarake ndaj Kievit, Rusia do të pushtojë gjithë Ukrainën dhe më pas do të nisë një luftë të madhe në Europë.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…