Prag lufte në Ukrainë. Gazeta “Bild” shkruan se ministria e Jashtme gjermane po përgatit planin për evakuimin e familjeve të personelit të ambasadës në Kiev.
Veprime të ngjashme po ndërmerren edhe nga qeveritë e tjera perëndimore. Amerikanët tashmë janë urdhëruar të largohen, shkruajnë mediat.
“Familjet e punonjësve në ambasadën amerikane në Kiev tashmë janë udhëzuar që të nisin largimin nga e hëna” shkruajnë mediat amerikane.
Qeveria gjermane, megjithatë, vazhdon të refuzojë kërkesën e Ukrainës për armë. “Serioziteti i situatës kërkon një rishikim të menjëhershëm dhe një ndryshim kursi nga koalicioni qeverisës për çështjen e dërgesave të armëve në Ukrainë” tha ambasadori ukrainas në Berlin Andriy Melnik.
Situata është mjaft e tensionuar me perëndimin që i trembet realisht një ndërhyrje ushtarake ruse në Ukrainë./