Forcat speciale te policise, RENEA, gjate nje stervitje prane Akademise se Arteve, ku jane stimuluar situata per neutralizimin e krimineleve, lirimin e pengjeve dhe sigurimin e objektit. /r/n/r/nPolice special forces, RENEA, during an exercise near the Academy of Arts, where are stimulating situations to neutralize the criminals, free the hostages and secure the object.
Agjentët e anti-terrorit kanë rritur masat e sigurisë gjatë ditëve të fundit, duke monitoruar objektet e rëndësisë së vecantë, gjithashtu ata kanë rritur shkëmbimin e informacionit me agjencitë vendase dhe të huaja.
Burime për ABC News njoftojnë se vazhdojnë të mbahen nën vëzhgim shtetasit iranianë që qëndrojnë në vendin tonë dhe objektet ku ata janë dislokuar.
Këto masa sigurie vijnë në kuadër të kërcënimeve të vazhdueshme që kanë ardhur nga shteti i Iranit si kundërpërgjigje për vrasjen e Qassem Soleimani komandant i forcave revolucionare Quds të Iranit.
Në tetor të 2019 policia shqiptare deklaroi se zbuloi një celulë që drejtohej nga forcat Quds e cila do të organizonte sulm terrorist në kryegjyshatën botërore bektashiane në Tiranë ditën e sulltan nevruzit.
Në atë kohë u ndaluan 3 iraninë nga anti-terrori që deklaruan se ishin gazetarë dhe kishin ardhur në Shqipëri me ftesë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Hetimet për celulën terroriste nisën në mars të 2018-ës nën drejtimin e prokurorit të Krimeve të Rënda, Eugen Beçi dhe njësisë së antiterorit në Policinë e Shtetit.
Si rrjedhojë e këtij hetimi pati dhe lëvizje diplomatike në Tiranë, ku ambasadori i Iranit dhe një diplomat i ambasadës iraniane u dëbuan nga shteti shqiptar për cënim të sigurisë kombëtare.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…