Në fshatin e lashtë malor të Sar Agha Seyed çatitë e shtëpive kanë një qëllim të dyfishtë; ato nuk janë vetëm mbulesa e tyre mbrojtëse por dhe rruga e kalimit për banesat mbi to, në faqen e malit.
Ekspertët besojnë se fshati i rrallë daton prej kohës së paleolitit dhe ashtu si shumë vendbanime të kësaj zone është gdhendur në faqen e malit nga kolonët e parë të ardhur në zonë, çka daton mijëra vjet më parë.
Aktualisht i vetmi dokument ekzistues për vjetërsinë e Sir Agha Seyed është historia e familjes Imamzah, që tregon për rezidencën e saj aty prej të paktën 600 vjet më parë.
Njerëzit në zonë fitonin jetesën e tyre me anë të bujqësisë dhe vitet e fundit në të është rritur dhe turizmi.
Fshati gjendet në zemër të maleve Zagros, 135 km larg Shahrekord dhe 230 km larg Isfahan në zonat qendrore të Iranit.
Shtëpitë e tij janë vendosur thuajse njëra mbi tjetrën, teksa janë ndërtuar në mënyrë të vazhdueshme me baltë, gur dhe dru.
Por ato janë gjithsesi të forta e me mure të gjera për të parandaluar që i ftohti dimrit të hyjë brenda.
Gratë e fshatit gatuajnë ushqimin në soba me dru dhe pjekin bukën në furrat e tyre. Produktet e tyre përfshijnë drithërat, patate dhe gjithashtu bulmetin nga kafshët e kultivuara. Gratë e Sar Agha Seyed punojnë përkrah burrave të tyre, thurrin tenda nga leshi i dhive, të cilin e punojnë gjithashtu në mënyrë artizanale.
Rezidentët luajnë muzikë në instrumentin vendas Sorna (i njohu në krahinën e Lorestan), dhe kryejnë kërcime tradicionale në ceremoni.
Mes gatimeve të njohura përmendet Ash Kardin, e cila gatuhet me një bimë vendase mali, me oriz dhe erëza të tjera, e shoqëruar me bukë Golak e cila prodhohet nga mielli i frytit të lisit.
Banorët e Sir Agha Seyed ndjekin rregullisht ceremonitë dhe besimet fetare, me rite të gjera të mbajtura në ditë festash dhe në muajin e Ramazanit.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…