Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë në Morinë pasi kishin fshehur në bagazhin e makinës një 17 vjeçare me qëllim për të hyrë në Shqipëri.
Në pranga kanë rënë Arbër Morina dhe Niman Krasniqi, të dy 23 vjeçarë me banim në Prishtinë.
Pas kontrollit të detajuar të mjetit tip ‘BMW’ ku udhëtonin dy të rinjtë, është gjetur në bagazh edhe një adoleshente e cila dyshohet se po ndihmohej nga 23 vjeçarët për të kaluar ilegalisht kufirin.
Nga verifikimet ka rezultuar se e reja me banim në Prishtinë kishte tentuar edhe më parë të hynte në terrirorin e Shqipërisë por nuk ishte lejuar për shkak se ishte nën moshë dhe i duhej të ishte e shoqëruar nga një i rritur.
Ndaj dy të arrestuarve rëndon akuza për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…