Pas 84 vjetësh trupi i gjuhëtarit, etnologut, profesorit, bibliografit, diplomatit dhe përkthyesit Gjergj Pekmezi i cili prehej në Austri, do të prehet në Atdhe.
Interesimi i autoriteteve lokale të qarkut të Korçës dhe bashkisë së Pogradecit, gjeti përkrahjen e deputetes Olta Xhaçka, dhe në bashkëpunim me ambasadën tonë në Vjenë u mundësua realizimi i dëshirës së familjarëve dhe qytetarëve pogradecarë për kthimin e eshtrave të Gjergj Pekmezit.
Sot në Akademinë e Shkencave u bënë homazhe në nder të kësaj figure dhe më pas eshtrat e Gjergj Pekmezit do të prehen në vendlindjen e tij në Pogradec.
Prefekti i Qarkut të Korçës Nertil Jole, i cili mori pjesë në ceremoni, tha se ndihet shumë mirë që përpjekjet e përbashkëta me kreun e bashkisë së Pogradecit dhe ministren e Jashtme Olta Xhaçka, konkluduan në realizimin e dëshirës dhe kërkesës së kahershme të familjes Pekmezi. Ai tha se nderimi për figura të tilla i shërben forcimit të ndërgjegjes sonë kombëtare, brezave që vijnë, i shërben mbrojtjes së rrugëtimit historik të popullit tonë për liri e pavarësi si dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar.
Gjergj Pekmezi është hartuesi i Gramatikës së parë të gjuhës shqipe, e ndër të tjera edhe kryetar i “Komisisë Letrare të Shkodrës”, ku me Luigj Gurakuqin, Gjergj Fishtën, Ndre Mjedën e patriotë të tjerë bënë punë të mëdha për shkollat, gjuhën tonë dhe librat shqip.
Në nder të Gjergj Pekmezit, i njohur si profesor i shqipes, katedra e albanologjisë ne Universitetin e Vjenës mbante emrin “Prof. Dr. Gjergj Pekmezi”.
Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…
Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…