FSK i refuzon paratë e Qeverisë, nuk e kursen ndihmën për koronavirus

Pavarësisht numrit të rasteve të infektimeve dhe vdekjeve, gjendja në vend ende cilësohet si emergjente, por jo e jashtëzakonshme.

Megjithatë, Forca e Sigurisë e Kosovës është angazhuar shumë në terren në transportim dhe ngritje tendash.

Por, së fundi ushtria e vendit e gjeti edhe një formë unike për të ndihmuar – hoqi dorë nga pagat shtesë që i ndau qeveria.