Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për dhënien në shfrytëzim të një hapësirë prej 100 hektarësh, pronë e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes, për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në zonën e Batllavës.
Koloneli në pension i FSK-së, Afrim Veseli, duke folur për këtë zhvillim në TV Dukagjini, theksoi rëndësinë e pranisë ushtarake në atë zonë.
Ai rikujtoi gjithashtu rëndësinë historike të kësaj zone gjatë luftës së vitit 1999, teksa ka theksuar se prania e FSK-së në këtë rajon do të shtojë sigurinë për liqenin e Batllavës.
“Sigurisht do të ngritet një bazë ushtarake atje… Është e rëndësishme që FSK-ja do të jetë prezente atje, do të jetë afër kufirit. Dhe për banorët e të dy regjioneve (Llapit dhe Gollakut) ka domethënie shumë të madhe të sigurisë. Sepse e dimë që në ‘99-tën se çfarë kanë bërë trupat serbe gjatë luftës dhe gjatë tërheqjes së tyre nga ajo pjesë e territorit”.
“Është territor shumë i rëndësishëm dhe ka vlerë dyfish më të madhe se aty është edhe liqeni i Batllavës, dhe e shton sigurinë për liqenin për rrezikun e ndonjë kabotazhi, diçka të ngjashme sikurse ndodhi në kanalin e Ibër-Lepencit”, ka thënë Veseli.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…