Një kompani e Regjimentit të tretë të Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës është bashkuar me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në stërvitjen e përbashkët “Fekeni 23” që është duke u realizuar në poligonin ushtarak në Biza të Republikës së Shqipërisë.
Qëllimi i kësaj stërvitje është të testoi kapacitetet e këmbësorisë në kushte dimërore, terreni dhe kushtet e poligonit në Biza mundësojnë realizimin e objektivave dhe testimin e aftësive dhe kapaciteteve të fituara të njësive pjesëmarrëse në stërvitje.