Forca e Sigurisë së Kosovës, ka publikuar disa fotografi, të shqoëruar me një shkrim, në lidhje me ushtrimet që po kryejnë rekrutët e FSK-së.
Sipas këtij statusi, rekrutët po tregojnë motiv të lartë, e kjo po cilësohet edhe ndër treguesit se FSK, po shkon drejt krijimit të kapaciteteve me standardet më të larta të vendeve të NATO-s.
Statusi i plotë i FSK-së:
“Motiv i lartë i rekrutëve të FSK-së
Rekrutët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të trajnimit bazik në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj po realizojnë ushtrimin fushor 24 orësh, duke praktikuar në terren njohuritë teorike të fituara gjatë fazës së parë të trajnimit.
Gjatë kësaj faze të trajnimit rekrutët po përballën me disiplina ushtarake duke filluar nga rregullat e ushtarit në kujdesin e pajisjeve, ndihmën e parë, fushat e minuara, shënjestrimi, lëvizjet taktike etj.
Motivi i lartë i rekrutëve dhe puna e palodhshme e instruktorëve janë tregues i sigurt i ngritjes së FSK-së drejt krijimit të kapaciteteve me standardet më të larta të vendeve të NATO-s.” shkruhet aty.