“Historia e keqpërdorimeve ose mosfunksionimit të rregullt e institucioneve të efiçiencës në energji”, është një nga arsyet përse Qeveria e Kosovës ka vendosur të mos e përfshijë izolimin e shtëpive në mesin e masave të para që do t’i subvencionojë në luftën për të përballuar krizën energjetike që pritet të vijë gjatë dimrit.
Ndonëse një javë më parë u rekomandoi qytetarëve që, sipas mundësive, t’i izolojnë shtëpitë për dimrin që po vjen, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se kjo masë nuk do të subvencionohet nga shteti në mesin e pikave të para të pakos së subvencionimit për energji efikase. Në një konferencë për media të enjten, Rizvanolli ka thënë se sipas ekspertëve, izolimi do të mund të shkaktonte dëme nëpër shtëpi nëse s’bëhet siç duhet, por ka shtuar po ashtu se tendencat për keqpërdorime në të kaluarën shtyjnë shtetin të mos ngutet me këtë pikë.
Duke prezantuar masat e para, Rizvanolli ka thënë se po niset me skema për ngrohje pasi “është më lehtë e realizueshme nga ana administrative dhe kërkon më pak planifikim paraprak e ka më pak hapësirë për keqpërdorime”.
“Për kontekstin që po flasim, duhet të kemi parasysh që skemat e subvencionimit të izolimit, ne si institucione kemi pak përvojë. Institucionet tona të efiçiencës kanë përvojë të shkurtër, megjithatë fatkeqësisht ato e kanë pasur një histori të keqpërdorimeve ose mosfunksionimit të rregullt. Andaj duke marrë parasysh kompleksitetin e subvencionimit të izolimit të shtëpive s’kemi dashur të dizajnojmë masa në formë të shpejtë dhe pa i planifikuar dhe menduar të gjitha fazat në mënyrë që të mos lejojmë keqpërdorimin e asnjë euroje”, ka thënë ajo.
Teksa ka njoftuar për arsyet se përse izolimi s’do të subvencionohet tash, Rizvanolli ka thënë se me këtë pikë “do të niset së shpejti”.
“Në ndërkohë, gjatë këtij viti ka pasur pilotim të masave, testim të masave, nga ‘Millenium Foundation Kosovo’ dhe ekspertët e tyre që kanë punuar në këto masa, kanë qenë pjesë e grupit tonë punues. Dhe ishte rekomandim i të gjithë ekspertëve, pa dallim në këtë grup, që të mos fillojmë me masa të shpejta për izolim të shtëpive sivjet duke marrë parasysh mundësinë për dëme, edhe ato që mund të shkaktohen në shtëpi, në qoftë se s’bëhen intervenimet me plan të duhur, por edhe duke parë që në masat që janë zbatuar në të kaluarën ka pasur tendenca për keqpërdorime. E në masat në sektorin publik ku kemi përvojë më të lartë, institucionet tona kanë histori jo fort të mirë. Institucioni i eeficiencës ka shumë raste në polici”, ka thënë tutje Rizvanolli.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…