Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në njoftimin e FSK-së thuhet se, në shenjë respekti dhe përkujtimi, sot flamujt janë ulur në gjysmë shtize në të gjitha kazermat e ushtrisë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës në shenjë nderimi dhe përkujtimi të viktimave të terrorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë lëshuar sot flamujt në gjysmë shtize në të gjitha kazermat e FSK-së, duke përkujtuar kështu viktimat e sulmit terrorist që ndodhi më 11 shtatorit të vitit 2001. FSK dhe populli i Kosovës do të jenë për herë, në krah të miqve tan në ditë të vështira e në ditë festash.”, thuhet në njoftim.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…