Në njërën prej garave ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol 19“, ekipi i Forcës së Sigurisë të Kosovës arriti që të rrëmbej medaljen e argjendtë, duke u radhitur i dyti në këtë garë.
Gara patrulluese filloi më datën 16 tetor dhe zgjati 48 orë, pa ndërprerë, ku morën pjesë gjithsej 132 ekipe, prej të cilave 34 ishin nga shtetet e ndryshme.
Sipas një njoftimi të FSK, kjo është hera e tretë që FSK-ja po merr pjesë në garën ndërkombëtare ushtarake “Cambrian Patrol“, e cila organizohet nga Brigada e Këmbësorisë 160-të e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar.
“Përveç Republikës së Kosovës, në garën „Cambrian Patrol 19“ në Mbretërinë e Bashkuar, morën pjesë edhe ekipet e forcave të armatosura të vendeve të rajonit, si nga Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Greqia. Gara “Cambrian Patrol 19“ është një aktivitet shumë sfidues dhe prestigjioz ushtarak që teston të gjitha aftësitë themelore ushtarake të ushtarit të sotëm, duke rritur aftësinë e udhëheqjes dhe nivelin e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…